×
  • Show Time
  • Show Time

    Reagimi i dhimbshëm i Xherit pas vdekjes së Cekës

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 10:11

    Ka vdekur sot në moshën 80 vjeçare kuzhinierja e njohur kosovare, Fikrije Ukelli.


    E njohur për publikun me emrin Ceka, ajo ka qenë shumë e dashur për të gjithë, sidomos për gratë e nënat tona, të cilat ia kanë përcjellë emisionet ku ajo ka qenë e pranishme dhe me recetat e saj kanë provuar përgatitjen e ushqimeve të reja.

    Me rastin e vdekjes së Cekës ka ardhur edhe reagimi i partneres së saj televizive, Xherit, me emisionin e të cilës Ceka është bërë e njohur.

    Xheri ka postuar një fotografi të Cekës, me anë të cilës lajmëron se Ceka është ndarë nga jeta.

    “Ceka na la. Të qoftë dheu i lehtë, pusho e qetë partnerja ime e kuzhinës televizive”, shkruan Xheri mbi foto

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!