×
  • Show Time
  • Show Time

    Rikthehet në skenë pas arrestimit të bujshëm, Elsa Lila ka një mesazh pak ditë para “Festivalit të Këngës”

    Reporteri
    04 Dhjetor 2022 | 8:40

    Pas bujës që bëri arrestimi i saj në Itali, Elsa Lila rikthehet në Shqipëri për të marrë pjesë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës.

    Ajo do të konkurrojë me këngën e titulluar “Evita”.

    Vetë këngëtarja ka reaguar pak ditë para festivalit duke falënderuar fansat për mesazhet e shumta.

    “Ju falënderoj të gjithëve për suportin që më jepni! Shihemi së shpejti me datë, 19, 20, 21 dhe 22 Dhjetor në skenën e Pallatit të Kongreseve. #Fest61 po vjen!”, ka shkruar ajo krahas postimit që ka marrë shumë komente nga ndjekësit, ku shprehen se mezi presin ta shohin në skenë.

    “ do fitosh, asnjë nuk mund te krahasohet me ty….”, “Me zor te kemi pritur te rikthehesh je zëri me i bukur…Suksese pa fund dhe Fitore” “Mezi presim o yll”, janë disa prej komenteve që i kanë shkruar fansat e saj në Instagram.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!