×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita nis me nënën misionin e saj të bamirësisë në Kosovë

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 17:04

    Rita Ora po shoqërohet nga nëna e saj, Vera Ora në misionin e saj bamirës në Kosovë.


    Vera ka postuar një fotografi me Ritën, ku shihen në një vend të Kosovës që ato kanë për të viziuar gjatë misionit tre-ditësh në vendlindje.

    Rita shihet në veshje e dukje shumë të thjeshtë, derisa nuk e ka ndaluar as dita me shi për të bërë atë për të cilën ka ardhur, si ambasadore e UNICEF për t’i dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

    “Në mbështetje të @unicef_uk dhe @ritaora të cilët përmes punës së përkushtuar po ndihmojnë fëmijët. Shumë krenar që Rita ka gjetur kohë për vizitë në Kosovë, përkundër agjendës së saj të ngarkuar”, ka shkruar nëna e Ritës në Instagram. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!