×
  • Show Time
  • Show Time

    “Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri”, Çun Lajçi e kujton vajzën e ndjerë për ditëlindje

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 9:50

    Aktori i njohur, Çun Lajçi ka përkujtuar vajzën e tij të ndjerë, Bubulinën, në ditëlindjen e saj.


    Lajçi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se për shkak të sëmundjes, nuk ka mundur të shkojë te varri i të bijës.

    Çun Lajçi po qëndron i shtrirë në repartin e Pulmologjisë, sepse pasi e ka kaluar koronavirusi, i është përkeqësuar gjendja.

    “A thua hina n’gjynah, që shumë shkrova për turbukullozën tande nanë, apo Zoti deshti me m’shpërblye për kujtesën e m’ktheu n’repartin e veremlive (siç m’thoshe sa herë visha n’Pejë për vizitë) nuk di, por nata m’erri sonte n’emergjecë e ferku i sabahut m’çeli n’repartin e dr. Vllaznimit n’Pulmologji, pikërisht n’ditëlindjen tande Bubë! E sheh ime bijë, qyshë ditët s’u përngjajnë ditëve as vitët viteve? Tash nji vit m’pikoi gjak zemra që s’mujta me t’ardhë të varri n’Drelaj, se ishim të mbyllun n’karantinë, e kët vit Zoti ma çoi s’mundjen e m’lidhi për krevat e prap dy lule nuk t’i solla të guri, mes Bjeshkëve te Nemuna!”, shkroi Lajçi në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!