×
  • Show Time
  • Show Time

    “Unë jam gjithkah” – Tayna reagon pasi “DailyMail” e ngatërroi me të dashurën e reperit Tyga

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 18:59

    Rep-artistja Tayna aksidentalisht dje përfundoi në një tabloidet më të mëdha britanike.


    E përditshmja DailyMail e ngatërroi atë me miken e ngushtë të reperit Tyga, e cila gjithashtu quhet Tayna.

    Mediumi britanik po raportonte për prezencën e reperit me famë botërore në protestën paqësore të zhvilluar në Hollywood, për luftën kundër racizmit.

    Ai ishte i shoqëruar nga shoqja e tij Tayna, teksa DailyMail gabimisht vendosi disa fotografi të reperes shqiptare Doruntina Shala (Tayna) në artikullin e tyre.

    Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe vet reperja 23-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në Holandë.

    Ajo publikoi në InstaStory një fotografi nga “Dam Square” në Amsterdam, duke shkruar me shaka në mbishkrimin e saj: “N’LA, Zvicër a n’Amsterdam? Unë jam gjithkund”.

    Mesa duket edhe vet rep-artistja me prejardhje nga Prizreni e ka marrë me sportivitet ngatërresën që DailyMail ka bërë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!