Zbulohet dosja e errët e Beratit të “It’s my love”: U dënua se rrahu të dashurën

Berat Xhelili, personazhi i njohur për publikun nga emisioni “It’s my love” duket se ka pasur një të kaluar të errët, shkruan Reporteri.net.


Pak muaj para se të futej në këtë reality show, përkatësisht në shtator të vitit të kaluar, ai ishte shpallur fajtor për dhunë fizike ndaj një gruaje.

Rastin e ka denoncuar organizata “Gender Equality”. Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në fshatin Komoran, ku Berati i njohur si “El Dorado” ka ushtruar dhunë fizike ndaj të dashurës, pasi ishin fjalosur lidhur me paratë të cilat i kishte marr i pandehuri në shumë prej 230 eurosh nga e dëmtuara.


Në aktgjykim thuhet se Berat Xhelili ka përdorë forcë fizike ndaj saj duke e goditur me grushta në fytyrë, e duke e tërhequr nga flokët ku si pasojë i ka shkaktuar dëmtime të lehta trupore në formë të gërvishtjeve në fytyrë, shkulje e flokëve përpara dhe lëndim i dy dhëmbëve të sipërm.

Këto dëmtime janë shkaktuar si rezultat i veprimit të kombinuar mekanik të mjetit të fortë mbrretës dhe të mrehtë.

Ai ishte dënuar me gjobë në shumë prej 620 eurosh në të cilin dënim përfshihej edhe koha e paraburgimit prej 31 ditësh. /Reporteri.net