×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptari e shet varrin për 6 persona, thotë se posedon edhe tapi

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 18:21

    Gjatë përgatitjes të një lajmi pasi qeveria anuloi një VKM për ndërtimin e një varreze private, ekipi Top Channel u përballë me një surprizë.


    Në varrezat e Paskuqanit një varr familjar i ndërtuar për të varrosur 6 persona mbante mbishkrimin shitet.

    Me bojë blu mbi këtë varr shënoheshin edhe dy numra celulari.

    Pronari që kishte ndërtuar këtë varr u përgjigj se çmimi ishte 3.5 milionë lekë madje shtoi se ky varr kishte edhe tapi pasi ishte ndërtuar me leje.

    Vitet e fundit ka lulëzuar në të gjithë Shqipërinë biznesi me varret si pasojë e mospasjes së hapësirave të lira në varrezat ekzistuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!