×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në Paskuqan, tre persona të lënduar

    Reporteri
    12 Shtator 2019 | 15:43

    Dy automjete janë përplasur kokë më kokë në Paskuqan mesditën e sotme.


    Aksidenti u shënua rreth orës 13;30 minuta ndërsa mbetën të bllokuar të gjithë personat që udhëtonin me të dy makinat.

    U desh ndërhyrja për të ndihmuar që të nxjerrin nga makina 3 personat që ndodheshin në një makinë.

    “Rreth orës 13:30 në Paskuqan janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar jashtë rrezikut për jetën 3 nga shtetasit që ndodheshin të bllokuar në njërin nga automjetet, A. LL, A. K, G. K, si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi E. T të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjeksore”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!