×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksidenti në rrugën Lezhë-Shkodër, humb jetën infermierja

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 20:42

    Ka humbur jetën në spitalin e Traumës në Tiranë njëra nga të aksidentuarat ditën e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Kakarriqi.


    Sipas informacioneve, viktima është identifikuar si Marjeta Gjergji, infermiere e maternitetit te Lezhës.

    Po ashtu të plagosur janë edhe bashkëshorti i saj, fëmija i mitur, si dhe vjehrra. Policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit ku u përfshinë tre automjete.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!