×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E rëndë: Aksidentohet për vdekje një këmbësore

    Reporteri
    20 Nëntor 2019 | 13:53

    Mesditën e sotme një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Durrës.


    Sipas policisë rreth orës 12:30, në vendin e quajtur “ish- Këneta”, mjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin H.K., 24 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh.V., e cila ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spital.

    Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!