×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 25-vjeçari në Elbasan, tentoi të vriste një person

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 9:47

    Një 25-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e djeshme Elbasan. Mësohet se i arrestuari është identifikuar si Rafaelo Greca, mbi të cilin rëndojnë disa akuza penale.


    Sipas policisë Greca akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

    Ai ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me një person tjetër E.T. kanë qëlluar me armë zjarri Erando Bekteshi, pa pasoja për jetën. Tashmë po vijojnë kërkimet për kapjen e E.T.

    “Kapet dhe vihet në pranga një 25- vjeçar i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj personit.

    Në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rendit publik, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave në kërkim, atyre me tendencë në krimet kundër personit etj, specialistët për Hetimin e Krimit Seksioni Kundër Personit në DVP Elbasan, kapën dhe ndaluan shtetasin:

    R.G.., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuse” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.

    Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin E.T., ( i cili është shpallur në kërkim policor), më datë 26.02.2020, në lagjen “Haxhias”, Elbasan, gjatë një konfliktit për motive të dobëta kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin E.B., pa pasoja për jetën

    Vijon puna intesive për kapjen edhe të shtetasit E.T.

    Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime e mëtejshme proceduriale”, njofton policia./ Opinion.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!