×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Babai më dha hashash”, dënohet me 3.4 vite burg i dyshuari në Korçë

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 17:50

    Rudolf Merolli, i akuzuar për ngacmim seksual të së bijës 18 vjeçare është dënuar me 3.4 vite burg.


    Prokuroria ka kërkuar 6 vite burg ndërkohë që Gjykata ka dhënë dënimin me 5 vite burg. Mësohet se Merollit iu ul 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Ishte vetë viktima që bëri denoncimin në polici çka solli edhe arrestimin e Rudolf Merollit. Ajo kishte arritur që të regjistronte bisedat e babait dhe pranoi se ai e kishte droguar në fillim. Adoleshentja theksoi se shoqja e saj e ngushtë e ndihmoi për te shpëtuar nga i ati. Ajo pranoi dhunën ndaj saj dhe të ëmës por shprehet se nuk e kishte denoncuar për shkak te turpit.

    Vajza rrëfeu se i ati nuk e kishte prekur fizikisht por gjatë gjithë natës ishte përpjekur ta bindte për te kryer marrëdhënie seksuale. /tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!