×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Cakaj: Në qershor presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave

    Reporteri
    06 Maj 2019 | 11:59

    Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj tha sot se në qershor Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE. 


    Sipas tij, anëtarësimi vendit në BE do të jetë një mundësi shtesë, që do e bëjë vendin institucionalisht më funksional.

    “Këtë muaj presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Raporti i Komisionit presim që të jetë dëshmi e shndërrimit pozitiv që veni ynë ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit Europian. Procesi i integrimit të vendit në BE është edhe më gjerë se kaq

    Hapja e negociatave për anëtarësimin, që pritet të bëhet në qershor do jetë një mundësi shtesë që ta bëjmë vendin institucionalisht më funksional”, tha ministri i Jashtëm në detyrë. /Tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!