×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Covid-19, infektohen mjekë, mësuesë dhe policë në Berat

    Reporteri
    27 Nëntor 2020 | 13:01

    Covid-19 është kthyer në një problem serioz për qarkun e Beratit.


    24 orët e fundit ky qark regjistroi 28 raste të reja infektimesh, ndërsa shpërndarja e tyre ka prekur thuajse të gjitha institucionet kryesore.

    Rastet e infektimeve:

    Spitali Rajonal Berat

    1 mjek i Repartit të Urgjencës.

    1 mjek patholog.

    Kopshte/Çerdhe Berat.

    1 edukatore dhe një sanitare në kopshtin “Çlirim 1”.

    1 edukatore tek Kopshti Rom.

    Shkolla

    1 mësuese në shkollën “18 Tetori” Kuçovë.

    1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë.

    1 mësuese në shkollën 9-vjeçare “3 Dëshmorët” në fshatin Pobrat.

    Drejtoria e Policisë Berat.

    2 efektivë policie në DPV Berat.

    Bashkia Dimal

    1 punonjëse Auditi në bashkinë Dimal.

    1 punonjëse në një fasoneri.

    Një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi për 656 raste të reja infektimesh dhe 10 viktima në të gjithë vendin, ndërsa në Berat ka patur 28 raste.

    Nga nisja e pandemisë, qarku i Beratit regjistron 524 raste aktive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!