×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dëmtohet në kokë duke pastruar kanalin vaditës, 56-vjeçari dërgohet me helikopter drejt Traumës

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 14:25

    Një 56-vjeçar është dëmtuar në kokë si pasojë e shkëputjes së një guri nga shkëmbi teksa po punonte vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë.


    ”Shtetasi B.L., së bashku me disa persona të tjerë, kanë qenë duke punuar vullnetarisht për pastrimin e kanalit vaditës të fshatrave Shoshan dhe Cërrnicë, ku si pasojë e shkëputjes së një guri nga një shkëmb (shkaqe natyrore) është dëmtuar në kokë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Tropojës, është dërguar me helikopter për në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim më të specializuar.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për ngjarje aksidentale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!