×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Deputeti shqiptar që nuk ka votuar as për vete

    Reporteri
    27 Korrik 2019 | 12:44

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin zgjedhor të 30 qershorit. Por tabela e rezultateve ka nxjerr një fakt interesat, i paparë në zgjedhjet e shkuara.


    Nga e gjithë renditja e tabelës përfundimtare, dy parti politike kanë marrë rezultatin më të ulët. Partia Kombëtare Konservatore Albania, me kryetar Kujtim Gjuzin sipas tabelës zyrtare të KQZ-së në 30 qershor ka fituar zero vota, raporton PANORAMA.

    Pra kreu i kësaj partia përveçse është braktisur nga konservatoret, duket se nuk ka votuar as për vetën e tij, ose e ka ‘shitur’ votën.

    Kujtim Gjuzi është aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Ai mori mandatin si kandidati i fundit në listën e Durrësit.

    Ai në këto zgjedhje ishte renditur në fletën e votimit me numrin 33, por rezultati që ka marrë lë pa fjalë.

    Në qëndrimet e tij ai flet për Grupin konservator, por nuk dihet se ku ishte ky grup në 30 qershor, që me gjasa e ka lënë në baltë deputetin dhe kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatorë Albania.

    Ndërkohë që rezultati tjetër më i dobët është i Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, me kryetar Arian Galdinin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!