×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Detaje të reja për plagosjen e 6 vjeçarit: U qëllua me tre plumba në fytyrë, shënjestër ishte babai

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 9:44

    Një fëmijë 6 vjeç është plagosur me armë zjarri në Bulqizë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Krastë të Martaneshit. Fëmija ka marrë 3 plumba në pjesën e fytyrës.


    Shënjestër e atentatit ka qenë babai i 6-vjeçarit. Autor dyshohet se është Jetmir Koxherri.

    Pas konfliktit që Koxherri pati me babain e të miturit, ka marrë një armë automatik dhe ka shkuar në banesë për ta vrarë. Për fat të keq plumbat kanë kapur fëmijën, i cili mbeti i plagosur rëndë.

    I mituri është dërguar në spital rajonal të Dibrës, ndërsa pritet një helikopter për ta transportuar për në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

    Ndërkohë policia ka arrestuar autorin e kësaj ngjarje të rëndë, Jetmir Koxherrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!