×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Elvis Naçi “pendohet” që hapi biznes: Më mirë të kisha hapur parti politike

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 11:30

    Imami, Elvis Naçi dje ka njoftuar se ka nisur një biznes syzesh dhe ndërsa në profilin e tij në Facebook, teksa ka bërë një thirrje të gjithë ndjekësve në faqen e tij që të luten që biznesi t’i shkojë mbarë.


    Në foto ai shfaqet në dyqanin e tij, ku mbizotëron nuanca e florinjtë.

    Shumëkush e kritikoi për këtë veprim, por Naçi ka shkruar se ka marrë mbi 75 mijë pëlqime dhe mijëra shikime e komente, teksa në shaka ka thënë se me tërë këto shifra më mirë të kishte hapur parti politike sesa dyqan syzesh.

    “Me 57 mije pelqime, me 760 mije shikime dhe 4 mije komente me mire te kisha hapur parti politike se dyqan syzesh???, pak shaka per ta nisur diten me buzeqeshje! Zoti ju begatofte. Amin”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!