×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Gruaja e linte jashtë”, pistat që sollën krimin në familje

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 12:42

    Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë që tronditi qytetin e Librazhdit, ku kryefamiljari vrau gruan me thikë dhe më pas edhe veten duke u hedhur nga pallati.


    Janë dy pista për vrasjen.

    E para lidhet me xhelozitë që kishte shfaqur gruaja, Luljeta Gjokola kohët e fundit dhe e dyta lidhet me një denoncim të kreut të degës së PD-së në Librazhd për tjetërsimin e një prone pranë HEC-it në Rrapun.

    “Gruaja kishte shfaqur shenja të forta xhelozi, ka pasur raste në mbrëmje kur gruaja i kishte mbyllur edhe derën burrit duke e lënë jashtë, kjo ka bërë që ai të kalojë në gjendje të rëndë depresive.

    Prej disa javësh Daut Gjokola kishte marrë mjekim për depresion“, shkruan shqiptarja.com, nga informacionet e mbledhura nga të afërmit e çiftit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!