×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grupi Parlamentar i PD: Nuk njohim vendimin e Konferencës së Kryetarëve për mbledhje online

    Reporteri
    25 Shtator 2021 | 17:02

    Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, PD ka vendosur që të mos e njohë vendimin për mbledhjen “online” të Komisioneve Parlamentare.


    Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura bëjnë të ditur se deputetet e PD do të jenë fizikisht në Komisione duke nisur nga kjo e hënë, pavarësisht vendimit të Byrosë së Kuvendit.

    Deputetet e PD do të jenë në komisionin e Ekonomisë dhe në Komisionin e Jashtëm.

    Kujtojmë se më te enjten më 23 shtator, deputetët e opozitës u shprehën qartë kundër vendimit të Byrosë së Kuvendiy për mbajtjen e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare online. Në një deklaratë për mediat pas seancës plenare, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi u shpreh para mediave se mazhoranca po tenton t’i mbyllë gojën opozitës.

    Bardhi u shpreh po ashtu se të gjitha mbledhjet po zhvillohen fizikisht dhe nuk është logjike, sipas tij që vetën mbledhjet e komisioneve Parlamentare të bëhen online.

    “Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës, dua të informojë publikun, mbi një akt të paprecedentë, për t’i mbyllur gojën opozitës, mbledhje online mund të zhvillohen në kushte të jashtëzakonshme, gjatë 8 viteve kemi parë që Kuvendi është një noter i akteve korruptive të qeverisë. Duan t’i ikin përgjegjësisë për debatin, e papranueshme për opozitën, jemi mbledhur 140 deputetë, më parë është mbledhur këshilli i Ministrave, pse Komisionet të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë dhe jo në mbledhje qesharake, gjatë ditës së sotme do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët, vendimi ka si qëllim që t’i fshihet publikut mbi akte korruptive të qeverisë, opozitës po tentohet që t’i mbyllet goja dhe në këtë prizëm nuk besoj se është një parlament që funksionon dhe që secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve. Nuk fola për bojkot, jam konsultuar me të tre grupet parlamentare, brenda ditës së nesërme do të mblidhemi për të marrë një vendim mbi këtë akt të paprecedentë.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!