×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hashash me gomar drejt Maqedonisë, arrestohen dy burra

    Reporteri
    21 Shtator 2019 | 12:56

    Dy burra të moshës 47 dhe 22 vjeç janë arrestuar në fshatin Rrajcë të Përrenjasit teksa tentonin të transportonin drogë drejt Maqedonisë së Veriut.


    Policia tha se ato janë kapur në kushtet e flagrancës ndërsa u sekuestrua sasia prej 55 kg kanabis sativa.

    Njoftimi i policisë

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas po tentonin të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet kufirit jeshil për në Maqedoninë e Veriut, menjëherë kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë dhe Stacionin e Policisë Përrenjas, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rrajca”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    – A. B., 47 vjeç, dhe I. B., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Sutaj-Prrenjas.

    Këta shtetas janë kapur në flagrancë gjatë operacionit rreth orës 21:30, në fshatin Rrajcë-Sutaj, duke transportuar me një kafshë pune, rreth 55 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis-Sativa.

    Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë kanë organizuar trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht të llojit Cannabis-Sativa, nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria në drejtim të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

    Në bashkëpunim me Prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
    Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!