×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I riu qëllohet me pistoletë nga një veturë në Vlorë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 23:57

    Një i ri është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Vlorë por fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.


    M.F ka bërë kallëzim vetë në polici për ngjarjen.

    “Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen ‘Partizani’, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit” njofton policia.

    Në automjetin e 27 vjeçarit ka shenja plumbash në xhamin e përparmë. Policia e Vlorës dhe grupi hetimor do ta marrin në komisariat për ekspertizë.

    Shërbimet e Policisë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

    Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

    Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!