×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Koronavirusi, 79% e qytetarëve në Tiranë e Durrës do izolohen 10 ditët e ardhshme, 8.6% të “pabindur”

    Reporteri
    14 Mars 2020 | 19:24

    Teksa ankthi i koronavirusit ka pushtuar gjithë vendin, qytetarët duket se sa po vijnë e po ndërgjegjësohen për të minimizuar përhapjen e tij.


    Në një sondazh të IDRApoll, rreth 79% e popullsisë në zonën Tiranë- Durrës përgjigjen se në 10 ditëshin e ardhshëm do të izolohen plotësisht në shtëpi dhe mund të dalin vetëm për emergjenca. Pak më e ulët duket kjo bindje në qytetet e tjera të vendit ku vetëm 68% e popullsisë duket e gatshme të vetëizolohet për 10 ditëshin e ardhshëm, sipas njoftimit të IDRA.

    Në Tiranë e Durrës, 10% janë përgjigjur që nuk do të dalin fare jashtë (të përfshirë brenda 79%), të tjerët thane se do të dalin vetëm për emergjenca të domosdoshme .

    Në Tiranë e Durrës, 13% kanë thënë që do të mundohen të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, por do të vazhdojnë të dalin duke u ruajtur. Për qytetet e tjera, kjo përqindje është më e lartë dhe arrin në 27%.

    8% e të anketuarve në Tiranë dhe Durrës thonë se do të vazhdojnë të dalin, por duke u ruajtur, ndërsa 0.6% thonë se do të dalin si zakonisht, duke e çuar peshën e të “pabindurve” në 8.6%.

    Sipas IDRA, Nga rezultatet e marra nga kjo anketë, ajo që bie në sy menjëherë është fakti se qytetarët duken të bindur të ndjekin masat e forta të karantinës të marra nga qeveria.

    Rezultatet janë përfaqësuese urbane në segmentin e moshës 18-54 vjeç. Numri i të anketuarëve me anë të CAËI – Computer-assisted ëeb intervieëing, nëpërmjet www.idrapoll.com, është 438 persona.

    Gjatë 24 orëve të fundit (13-14 mars 2020) IDRApoll (www.idrapoll.com), panel anketimi online pjesë e IDRA Research & Consulting, ka realizuar një sondazh për matjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve shqiptarë në raport me situatën e COVID-19.

    Marzhi i gabimit për këtë anketim është +- 4% me një interval besueshmërie 95%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!