×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryeinfermierja e Infektivit largohet për në Gjermani: Nuk fitojmë ne që punojmë drejt, duan lëpirësa

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 23:20

    Ana Luca, kryeinfermierja e spitalit Infektiv, e cila la me dëshirë postin si administratore e spitalit polivalent në QSUT dhe shkoi drejt e në zemër të COVID-19, la tashmë dhe Shqipërinë për të shkuar në Gjermani.


    Lajmin e ka bërë vetë ajo me dije përmes disa postimeve në rrjete sociale.

    Doktoresha e njohur për mundin dhe sakrificën, vullnetin dhe forcën e saj për të luftuar në vijën e parë të luftës ndaj Covid-19, i bashkohet shumë kolegëve të saj, të cilët kanë lënë atdheun për një mundësi më të mirë jetese dhe jo vetë, për të zhvulliuar profesionin, për t’u zhvilluar në karrierë diku nëpër botë, aty ku mundësia është më e madhe se në Shqipëri.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe gazetari Edmond Arizaj, i cili nuk gjen fjalë dhe arsye për largimin e saj, por e pranon se është një humbje për ne, madje një humbje e madhe.

    Ikja e Anës, humbja jonë

    Ana Luca, një mikja ime infermiere, kryeinfermiere (ish) në QSUT, është larguar për në Gjermani. Është personi që u vetëofrua të punonte tek Infektivi, kur Kovidi nisi “shëtitjen” në vend dhe të linte ditë e javë të tëra pa përqafuar djalin e saj.

    Personi i reklamuar për përkushtimin spartan edhe nga vetë kryeministri. Personi që nuk priste të ktheje krahët për të thënë të vërtetën e saj.

    Nuk e di çfarë e ka shtyrë Anën të ndahet nga vendi, puna dhe njerëzit. Por di që të humbur janë shumë, madje edhe ata që nxjerrin vetëm vrer për bluzat e bardha kanë humbje.

    Nuk ka të pazëvendësueshëm. Por sa kohë duhet të krijohet një profesionist? Ndoshta 20-30 vjet. Por a e dini se sa kohë duhet për një njeri të mirë? Gjithë jeta.

    Ana, suksese kudo që të jesh. Për ty dhe djalin tënd. Humbja është e jona.

    Infermierja Luca i është përgjigjur gazetarit me anë të një komenti në shënimin e tij në Facebook, teksa thotë se ende është e prekur. Ajo shkruan se në vendin tonë nuk fitojnë ata që punojnë ndershëm dhe [a hile, por ata që janë lëpirësa.

    Me ironi dhe mllef të akumuluar ndoshta për shumë arsye, infermiere Luca shton se në vendin tonë kërkohen ushtarë që të pastrojnë këpucët, e jo staf të përgatitur mirë profesionalisht, që shpeshherë kanë guximin të marrin përsipër edhe akte heroike.

    I dashur Edmond Arizaj

    Nuk di si ta filloj komentin, si ta shpjegoj e si ta mbyll….nuk gjej dot fjale per momentin pasi duhet ose nje nate e gjate dimri ose thjesht nje fjali per ta shpjeguar…ndoshta ngaqe kam akoma dhimbje dhe jam e prekur….

    Do te te jap intervisten e pare dhe te fundit me te gjitha drite hijet qe kane ndodhur!

    Pervec se infermiere ne profesion dhe Kryeinfermiere e 3 Njesive te Strukturave Covid kam qene dhe Administratore Spitalore e kam drejtuar spitalin me te madh te QSUT.

    Ikja dhe largimi im i ka rrenjet e thella dhe lutni Zotin qe ky eksod te kete zgjidhje!

    Nuk fitojme ne qe punojme drejt miku im!

    Nuk kane nevoje per heronj por kane nevoje per lepirsa….

    nuk kane nevoje per heronj miku im kane nevoje per ushtare qe tu pastrojne kepucet…

    Di te te them vetem dicka:

    Zoti befte derman vendit tim te shtrenjte!

    Xherdanit te qafes se Shqiperise do ti bien guret pak nga pak….

    Jo pa qellim ne strukturat boterore quhen BURIME NJEREZORE…..do vije nje dite ky burim do shteret!

    Perqafoj nga larg dhe faleminderit me mirenjohje perulese cdo bekimi, falenderimi dhe mirenjohje te marre nga njerezit!

    Perulesisht faleminderit

    Bekime, Force dhe Kurajo per te gjithe koleget e mi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!