×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kurti në Tiranë: Më 25 prill do të vij në Shqipëri të votoj për Vetëvendosjen

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 12:58

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar vizitën e tij në Shqipëri, përkatësisht në kryeqytetin e saj Tiranën, për të përkrahur kandidatin e VV-së për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, Boiken Abazin.


    Gjatë konferencës për media, Kurti tha se shqiptarët kanë nevojë për ndryshime edhe në Kosovë edhe në Shqipëri.

    Ai tha se Boiken Abazi është një aktivist i pathyeshëm, është një qytetarë i pakorruptuar, dhe një njeri i pakorruptueshëm.

    Kurti tutje tha se ndryshimet në Kosovë janë bërë dhe se edhe Shqipëria ka nevojë për ndryshime sepse Shqiptarëve u takon më shumë, sepse Shqiptarët meritojnë më shumë.

    “Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë dhe janë shpresa e Vetëvendosjes, ne nuk i dallojmë ata, për shkak se hallet e tyre të veçanta, janë pakrahasimisht më të vogla se hallet tona të përbashkëta. E interesi i përgjithshëm thotë që duhet të trajtohen problemet e përbashkëta të Shqiptarëve”, u shpreh Albin Kurti.

    Para përfundimit të konferencës, Kurti tha se do të vijë më 25 prill në Shqipëri, dhe do të votojë për Lëvizjen Vetëvendosje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!