×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Makabre: Nëna dhunon barbarisht të bijën 3 vjeç, se i mori telefonin

    Reporteri
    27 Janar 2021 | 10:28

    Gruaja me iniciale H.A, me origjinë nga Kukësi dhe banim në Durrës kishtë shkuar për festat e fundvitit tek prindërit e bashkëshortit në Korçë.


    Në një moment jashtë kontrollit, gruaja ka kapur për flokësh e përplasur në tokë vajzën e saj 3 vjecare, pasi e mitura i kishte marrë telefonin.

    Familjarët iu drejtuan policisë së Korcës dhe kjo e fundit e vuri në pranga gruan e dhunshme.Cështja u hetua nga prokurori i Korcës Julian Kristo, i cili kërkoi vetëm 2 vjet heqje lirie për nënën e dhunshme.

    Gjyqtari Ervin Sulaj e zëvendësoi masën e arrestit me burg në detyrim paraqitjeje, pa seanca psikologu.

    Psikologia Redina Balla Sulstarova thotë, se situata është emergjente, pasi vajza e mitur është e pambrojtur dhe e rrezikuar në çdo moment nga ndonjë krizë tjetër dhune nga nëna e saj me probleme mendore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!