×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Masakër Mjedisore: Ujërat e ndotur të landfillit të Sharrës derdhen në Erzen

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 15:20

    Landfillet janë instalacione që shërbejnë për të reduktuar sadopak impaktin negativ që i vjen natyrës për shkak të mbetjeve.


    Në fakt, e kundërta ka ndodhur me landfillin e Sharrës, i cili ka efektin e anasjelltë mbi mjedisin. Mbetjet e lëngshme të këtij landfilli derdhen në lumin Erzen, duke sjellë pasoja tepër të dëmshme.

    Ora News, ishte në landfillin e Sharrës për të sjellë me fakte ‘masakrën mjedisore’.

    Ora News disponon disa video, të cilat janë filmuar nga banorët e zonës, ku shihet se një lëndë derdhet në këtë lum, e cila krijon më pas shkumë.

    Këto lëndë përfundojnë në lumin Erzen, duke shkaktuar kështu një ‘masakër mjedisore’.

    Qytetarët e Sharrës, prej kohësh kanë ngritur zërin për këtë shqetësim, dhe kanë zhvilluar protesta përsa i përket zgjerimin e landfillit. Sipas tyre, ky zgjerim u merr atyre tokat.

    Banorët kanë ngritur shqetësimin edhe për dëmin që landfilli i Sharrës po i shkakton mjedisit, dhe konkretisht lumit Erzen.

    Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse në lidhje me këtë problematikë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!