×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbolli fidanë me kanabis në stanin e tij, pranga 60-vjeçarit në Mallakastër

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 9:07

    Vijon kontrolli i territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.


    Një 60-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Mallakastrës pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.

    ”Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë arrestimin e shtetasit M. Sh., 60 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!