×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbyllen portalet, Basha: Prokuroria të nisë hetim, po dhunohet fjala e lirë

    Reporteri
    02 Dhjetor 2019 | 23:09

    Lulzim Basha nëpërmjet një deklarate i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimin për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria, për shkak se disa portale dhe faqe Facebook-u janë mbyllur kohët e fundit.


    Basha e ka quajtur këtë gjë si kriminale.

    “Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, thotë Basha në një reagim për mediat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!