×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merr flakë në ecje automjeti në aksin Levan-Ura e Mifolit

    Reporteri
    24 Tetor 2020 | 20:24

    Një makinë ka marrë flakë në ecje në aksin Levan-Ura e Mifolit. Në automjetin tip “Renault”me targa AA001DM ndodheshin shoferi dhe një pasagjer, të cilët kanë arritur të dalin pa u lënduar.


    Është njoftuar reparti zjarrfikës, por makina është shkrumbuar totalisht.

    Edhe pse dyshohet për një defekt në pjesën e motorit, grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

    Njoftimi i policisë

    Fier
    Informacion paraprak

    Sot rreth orës 17:50, aksin rrugor Fier-Vlorë, në ecje e sipër ka marë flakë automjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin A.X., 28 vjeç, banues në Novoselë, Vlorë.

    Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti në mjet.

    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. s.b /abcnews.al/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!