×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndërron jetë edhe e veja e Hysni Kapos, numrit dy të komunizmit në Shqipëri

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 9:50

    Pak ditë pasi ndërroi jetë Nexhmie Hoxha në moshën 99 vjeçare, ka ndërruar jetë edhe Vito Kapo e veja e Hysni Kapos, ish numri dy i PPSH-së.


    Ajo ka mbajtur shumë poste të rëndësishme gjatë kohës së komunizmit ku ka qenë ish-ministre e industrisë së lehtë në vitet 1987-1990 si dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90.

    Në fillimet e para Kapo ka qenë sekretare e Enver Hoxhës pranë Shtabit të Përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan./TCh/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!