×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor kalojnë në Kuvend më 1 tetor

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 11:57

    Ditën e sotme Konferenca e Kryetarëve ka caktuar datën për seancën parlamentare për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor.


    Sipas informacioneve, në këtë konferencë është vendosur që ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor të kalojnë më 1 tetor.

    Kujtojmë se deri më 30 shtator është afati i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të reflektuar këto ndryshime, teksa në Këshill Politik ende s’ka konsensus.

    Deri më tani opozita parlamentare dhe mazhoranca kanë dorëzuar draftet e tyre, ndërsa Bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri është shprehur disa herë se me apo pa opozitën jashtëparlamentare, ndryshimet kushtetuese do të reflektohen në Kodin Zgjedhor

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!