×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Nëna në Berat vrau vetën nga depresioni, kjo ishte thirrja e saj e fundit

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 20:10

    “Ju lutem, kujdesuni për fëmijët e mi!”. Kjo ishte thirrja e fundit që Merita Filaj i bëri Policisë së Shtetit, para se të kryente aktin e vetëflijimit.


    41-vjeçarja nga Molishti i Beratit i dha fund jetës së saj, duke u vetëvarur me litar në kasollen e barit. Familjarët tregojnë se Merita vuante nga depresioni dhe se prej ditësh nuk i kishte pirë ilaçet.

    “Ishte grua e mirë dhe e urtë. Tani, kohët e fundit i kishte shfaqur shenjat e depresionit, më parë jo”, tha një banore.

    “Unë kam punuar në shtëpinë e tyre, shumë njerëz të mirë dhe korrekt. Vetëm i shoqi punon, shkon në Greqi, veç të ardhurat e emigrimit kanë”, tha një tjetër banor, raporton TCH.

    Merita ishte nënë e dy vajzave dhe një djali minoren. Mësuesit tregojnë se fëmijët kanë qenë shumë të qetë dhe se nuk kishin dhënë asnjë shenjë, se nëna e tyre ishte e prekur nga depresioni.

    “Unë si mësuese kujdestare do të jap mbështetjen time për ata dy fëmijë”, tha mësuesja.

    “Na vjen shumë keq për ata të dy, mos i ndodhtë kurrë njeriu që t’i ikë nëna, sepse është shumë e rëndë”, thotë një nxënëse.

    Merita Filaj, nënë e 3 fëmijëve jetonte e vetme në shtëpi me dy vajzat, pasi djali kishte shkuar në Greqi së bashku me kryefamiljarin. Të ardhurat e vetme të kësaj familjeje siguroheshin nga emigrimi. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!