×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një tjetër mjek në Shqipëri preket nga covid19, gjendja e tij shëndetësore është kritike

    Reporteri
    03 Korrik 2020 | 19:32

    Një tjetër rast me coronavirus tek bluzat e bardha në Shqipëri.


    Mësohet se një mjek ka rezultuar pozitiv me Covid-19, i cili ndodhet i shtruar në spitalin infektiv dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Mjeku nga Puka është prekur nga covidi para një jave.

    170 persona nga bluzat e bardha janë prekur nga COVID-19 në të gjithë vendin, ku gjysma prej tyre janë shëruar.

    Më datë 30 qershor, ndërroi jetë i prekur me COVID-19, mjeku i Hematologjisë, Arjan Pushi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!