×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Nuk e di ku është babi, ai më solli këtu”, historia e një tjetër vogëlushi shqiptar në kampin Al-Hol

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 19:03

    Nuk e ka humbur buzëqeshjen dhe flet shqip shumë mirë.


    Por nuk e di fare se kur ka mbërritur në Siri. E di që babai e ka marrë me vete atje, por tashmë nuk e di se ku ndodhet ai. “Jam 10 vjeç”, thotë vogëlushi i cili pranon se në kampin Al Hawl ka ardhur para 7 muajsh.

    Kur gazetari i A2, Jul Kasapi e pyet se kush e ka sjellë në Siri, djaloshi përgjigjet: “Babi im”.

    Ai është vetëm një nga shumë fëmijë shqiptarë që ndodhen në kampin famëkeq ku mbahen gratë dhe fëmijët e luftëtarëve të ISIS.

    Kampi ku deri para pak ditësh ndodhej edhe Alvin Berisha, i cili fatmirësisht arriti të largohej prej atje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!