×
  • Lajme
  • Shqipëria

    PD e Kukësit dhe Tropojës bëjnë seleksionimin e radhës, përjashtohen ish-kryebashkiakët

    Reporteri
    26 Shtator 2020 | 18:38

    Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, pretendon se anëtarësia e PD-së nuk ka qenë e mirinformuar për votimin e kandidatëve, ndaj edhe është skualifikuar.


    Në një prononcim të shkurtër për gazetën “Panorama”, Shehu shprehet se ka pasur ngatërrime gjatë votimit. Ndërkohë, shton se nuk e priste që të skualifikohej.

    1. Shehu, jeni skualifikuar nga gara?
      Bashkim Shehu:Aty ka mbaru votimi, por është komisioni që vendos.

    Cili komision?
    Bashkim Shehu: Është komisioni lart aty. Ata i numërojnë votat, por unë jam poshtë 20%. Plus që janë ngatërruar. Ka qenë një proces i ngatërruar ky. Anëtarët, duke votuar emrin tim, kanë menduar se po më bëjnë mirë. Ka qenë pak si votim i ngatërruar.

    Pra, ju mendoni se anëtarët e PD-së nuk kanë qenë të informuar mirë për procesin e votimit?
    Bashkim Shehu: Nuk e kanë kuptuar mirë këtë proces, sepse është hera e parë që përdoret ky proces votimi në Shqipëri, nuk është përdorur në asnjë çështje votimi tjetër. Plus edhe ngaqë ka qenë si ditë e parë dhe…. gjithsesi unë jam poshtë 20%, dhe tani e ka komisioni në dorë. Ka pasur votë kontestuese por…

    Sa anëtarë kanë votuar kundër?
    Bashkim Shehu: Ende nuk i kanë mbyllur procesverbalet. Nuk është se kemi qëndruar aty me thënë të drejtën.

    Ju e keni pritur që të merrnit kaq vota kontestuese për t’ju skualifikuar?
    Bashkim Shehu: Jo, kush e priste. Askush nuk pret votë kontestuese. Por ngaqë ka qenë si ngërç, edhe prandaj. Nuk është se janë dy kandidatë dhe fiton njëri, por janë 5 dhe votohet për skualifikim, është pak si e paqartë kjo.

    QARKU KUKËS

    Dega Kukës, qarku Kukës:

    ADMIR SINAMATI- Kualifikohet
    ARBEN CEJKU- Kualifikohet
    BASHKIM SHEHU- Përjashtohet
    IBRAHIM BRUKA- Kualifikohet

    SAHIT PRIZRENI-Kualifikohet
    VJOLLCA VATA-Kualifikohet

    Dega Tropojë, qarku Kukës:

    BESNIK DUSHAJ- Përjashtohet, 227 vota kundër
    FERIDE RRAHMANI- Përjashtohet, 212 vota kundër
    ISUF ÇELA –Kualifikohet, 11 vota kundër
    LUSH SUSAJ-Kualifikohet, 76 vota kundër
    MIMOZA HAJDARMATAJ-Kualifikohet, 52 vota kundër
    XHEM NEZAJ-Kualifikohet, 18 vota kundër

    Dega Has, qarku Kukës:

    AVENIR PEKA-Kualifikohet
    DEMUSH KASTRATI-Kualifikohet
    ELEZ MACI-Kualifikohet
    ISMET JAKU-Kualifikohet

    ZENEL KASTRATI-Përjashtohet

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!