×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Përmbytje në Vlorë, disa lagje dhe rrugë nën ujë

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 21:06

    Qyteti i Vlorës, sërish nën ujë. Reshjet e shiut që kanë rënë mëngjesin e sotëm me intensitet të lartë kanë sjellë probleme në disa rrugë dhe lagje të qytetit.


    Lagjja “28 Nëntori”, Lagjja “Pavarësia”, “1 Maji”, zona e Skelës si dhe shumë rrugë ndodhen nën ujë. Edhe pse hidrovori i qytetit punon me kapacitet të plotë, e ka të pamundur përballimin e kësaj situate jo normale të muajit maj.

    Ndërkohë që punonjësit e bashkisë ndodhen në terren për pastrimin e rrjetit të kanalizimeve, situata vijon të jetë problematike për banorët e Vlorës, por edhe për bizneset që ndodhen nën ujë, raporton TCH.

    Niveli i ujit në rrugë në disa zona shkon deri në 50 cm, kjo për faktin se disa zona në qytet ndodhen pothuajse nën nivelin e detit. Reshjet e shiut vijuan deri pas mesdite në të gjithë rajonin e Vlorës, duke vështirësuar më tej situatën.

    Kjo situatë përsëritet në qytetin e Vlorës sa herë ka reshje shiu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!