×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta e opozitës, shkon në 40 numri i të shoqëruarve në polici

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 10:24

    Menjëherë pas protestës së opozitës, mbrëmjen e djeshme policia nisi shoqërimet në komisariat.


    Rreth orës 23:00 numri i të shoqëruarve shkonte në 20, RTV Ora raporton se deri në këto momente numri i të arrestuarve shkon në më shumë se 40 persona.

    “Është mbi 40 persona për t’u dërguar më pas në drejtori. Pritet t’i komunikohen akuzat, siç ka ndodhur dhe në protestat e tjera.
    Kryesisht veprat që kryhen nga protesuesit janë kundërshtim i rendit, prishja e sigurisë publike. Shoqërimi i tyre është kryer pas mbledhjes së provave materiale.”

    Pas mbylljes së protestës së opozitës në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

    Ish-deputetët kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.

    Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!