×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rakacolli: Nuk ndryshojnë masat anti-COVID

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 14:06

    Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur mesditën e sotme, lidhur me situatën e krijuar nga koronavirusi, ku ka njoftuar se nuk do të ketë asnjë ndryshim të masave anticovid që janë aktualisht në fuqi.


    “Nuk do të ketë ndryshim të masave anti covid pasi situata është e qëndrueshme” tha Mira Rakacolli.

    Ora policore do të vijojë të jetë në fuqi nga ora 23:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë dhe në 30 % të kapaciteteve të ambienteve sportive apo kulturore. Mbeten në fuqi masat për hyrje-daljet nga vendi. Maskat do të vijojnë të jenë të detyrueshme në ambjentet ku është e nevojshme si në autobuze, supermarkete etj.

    Rakacolli theksoi edhe një herë rëndësinë e vaksinimit, duke e konsideruar atë si armën më të mirë në dorë të qytetarëve. Ndërkaq drejtoresha e ISHP-së Silva Bino tregoi se bashkia me mbulesën më të mirë vaksinale deri më tani është Gjirokastra.

    Profesor Dhimitër Kraja ka informuar mbi situatën me shtrimet në spitalin COVID-1 dhe COVID3, ku aktualisht marrin shërbim pacientët e infektuar me koronavirus. Kraja pohoi se të shtruar janë 230 pacientë, ndërsa shtoi se ka një kapacitet prej 30% të lirë në dy spitalet.

    Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se mes të shtruarve ka edhe gra shtatzëna dhe mosha të reja deri në 19 vjeç.

    “Në spitalin Covid 1 dhe 3 në QSUT, ndodhen të hospitalizuar 230 pacientë. Kapaciteti është i disponueshëm, pasi kapaciteti prej 30 % është u lirë. Të shtruarit vijnë kryesisht nga Tirana, Durrësit, Elbasani, por dhe nga rrethet të ndryshme. Grupmoshat janë nga 19 vjeç deri në 89 vjeç. Mbizotëron mosha 50-60 vjeçe. Në këtë fazë ka më shumë raste të grave shtatzëna që vijën me CVID, një pjesë e të cilave janë dhe me forma serioze. Rreth 95% e rasteve janë të pavaksinuar. Sa i përket formave klinike, rreth 63% e rasteve paraqesin forma të mesme, të rënduara. 24 % janë forma të rënda dhe 13 % forma kritike. Të intubuar janë 13, në sipap janë 16 pacientë.

    A ka fatalitet nga rastet e vaksinuara?

    Ka dhe ato janë më të vogla. Janë praktikisht 0.0.06% e tyre. vdekjet ditore luhajten nga 5.1-5.4%.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!