×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rikthehen prap tërmetet në Shqipëri, panik tek qytetarët

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 11:03

    Dy tërmete me magnitutë 3.1 dhe 3.2 kanë goditur mëngjesin e sotëm qytetin e Korçës. Epiqendrat e tërmetit kanë qenë 7 kilometra larg fshatit Nikolicë, i cili ndodhet 15 kilometra larg qytetit.


    Lëkundjet kanë qenë të shpeshta dhe kjo gjë ka shkaktuar jo pak panik tek qytetarët të cilët janë shprehur se në orën 3:33 të mëngjesit lëkundjet kanë qenë të lehta por paniku qëndron pasi ekziston mundësia që lëkundjet të jenë më të mëdha.

    Lëkundjet u ndjenë të lehta në të gjithë Shqipërinë. Në kryeqytet banorët i kanë ndjerë lëkundjet dhe janë shqetësuar jo pak.

    Kujtojmë që ky tërmet ishte i dyti pas 24 orëve në Korçë, tërmeti i djeshëm u shoqërua me dëme materiale në disa shtëpi në fshatin Gjyras së Devollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!