×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rritja e rasteve Covid, Manastirliu: Po përgatisim spitalet rajonale

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 15:29

    Shqipëria vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve me Covid 19, ndërsa në 24 orët e fundit u shënuan 125 raste të personave të infektuar.


    E ndërsa tashmë është ngritur shqetësimi edhe për ngarkesë të spitaleve Covid 1 dhe 2, në një dalje për mediat Ministrja Ogerta Manastirliu, tha se edhe spitalet rajonale po vlerësohen për të trajtuar raste të pacientëve me Covid.

    “Një punë e madhe po bëhet në territor përsa i përket kontrollit dhe testimit në mënyrë që të këputet zinxhiri i infeksionit. Por paralelisht ne jemi në përgatitje e sipër, dhe pjesë e kësaj përgatitje është dhe fuqizimi i ekipeve tona mjekësore, jo vetëm në strukturat tona spitalore universitare të dedikuara për të trajtuar COVID 19, por gjithashtu dhe në spitalet rajonale ku ne tashmë prej fillimit i kemi përfshirë në vlerësimin për të trajtuar rastet e të sëmurëve apo të pacientëve me Covid19, pasi të ezaurohen kapacitetet të cilat ne i kemi dedikuar sipas skenarëve tanë dhe sipas flukseve të pacientëve, sipas atyre projeksioneve të vlerësuar nga Instituti i Shëndetit Publik”, tha ministrja Manastirliu, duke bërë të ditur se vetëm në spitalin infektiv janë trajtuar deri më tani 800 pacientë.

    Që prej nisjes së pandemisë Shqipëria numëron 200 viktima, ndërsa aktualisht në të dy spitalet Covid janë të shtruar 122 pacientë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!