×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Saimir Tahiri lë pas hallet me drejtësinë, ia thotë këngës në një nga klubet e Tiranës

    Reporteri
    06 Prill 2019 | 14:45

    E premtja për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, është ditë relaksi.


    Mbrëmjen e djeshme Tahiri është shfaqur në një nga klubet e Tiranës duke performuar së bashku me këngëtaren e njohur Eneda Tarifa.

    Siç shihet në videon e publikuar në rrjetet sociale, ish-ministri është ngritur në skenë dhe ka rrëfyer mikrofonin, duke kënduar këngën: “E ndalu pak, e ndalu pak!”.

    Edhe më herët në ditëlindjen e tij, kujtojmë se Tahiri është shfaqur në rolin e muzikantit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!