×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Sali Berisha: Rama, Thaçi e Haxhiu tradhëtarë të kombit

    Reporteri
    21 Maj 2019 | 17:09

    Presidenti Hashim Thaçi ka zhvilluar sot takim kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, në të cilin kanë biseduar për përgatitjet rreth Samitit të Parisit.


    Ndaj këtij takimi ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili takimin në fjalë po e cilëson si një takim nga i cili valëvitej flamuri i Serbisë së Madhe, dhe bëheshin përpjekje që të mbahej gjallë ideja për copëtimin e Kosovës.

    Berisha ka thënë se në këtë takim në Tiranë, ata kanë diskutuar se si ta bindin Aleksander Vuçiqin për ta mbajtur ende gjallë projektin e ‘Serbisë së Madhe’.

    Sipas Berishës, Thaçi e Rama pas goditjes së madhe që morën në Samitin e Berlinit, po mundohen që të fshehin dështimin e tyre, duke u shfaqur nëpër ekrane televizive për të shpifur me një gjuhë ‘halabkësh’.

    Në këto pazare, Berisha thotë se bashkë me Ramën e Thaçin është edhe Baton Haxhiu.

    Kujtojmë se mbrëmë në një emision televiziv Thaçi bëri akuza të mëdha ndaj Berishës duke e quajtur argat të Millosheviçit, dhe e ka furnizuar me armë që ta vazhdonte gjenocidin në Kosovë.

     

    Reagimi i plotë i Berishës.

    Takohen ne Tirane Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiq!

    Miq, Zografi Bis, Argati i Beogradit dhe Baton Stanishiqi te damkosur dhe denatyruar përfundimisht nga Samiti i Berlinit, u takuan sot ne Tirane.

    Ky takim kishte vetëm një qellim, te mbanin fort ne duart e tyre te zeza flamurin e Serbisë se Madhe pasi projekti i tyre antikombëtar antishqiptar u varros ne Samitin e Berlinit dhe ata te shpërfytyruar u paraqiten ne një rast unik ne historinë e samiteve si tregtare te tokave te tyre.

    Pas këtij dështimi, Zografi Bis, Miladini shqipfolës dhe Baton Stanishiqi, fytyre nxire kalojnë nga ekrani ne ekran duke i shndërruar ato ne shpiftore duke besuar se me gjuhen e halabakeve ordinere, shpifësve vulgar, banditëve apatride mund te mbulojnë aktin e tyre ne Samitin e Berlinit, me te cilin ne funksion krijimit te Serbisë se Madhe “zgjeronin” Kosovën duke e copëtuar atë.

    Ne takimin e sotëm, këta apatride pengje te te shkuarës se tyre kriminale antikombëtare, diskutuan gjerësisht se si te bindin patronin e tyre Vuçiç te mos tërhiqet nga projekti i Serbisë se Madhe dhe për përpjekjet e tyre te reja qe duhet te bëjnë për te përdorur edhe me tej idenë e ”zgjerimit “te Kosovës dhe “bashkimit” te saj me Shqipërinë duke e copëtuar atë dhe zhdukur shtetin e saj ne funksion te serbomadhise.

    Me kete rast denoj me ashpersine me te madhe keto perpjekje antikombetare destabilizuese dhe luftenxitese te Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishqit dhe i paralajmeroj ata se koshi i plehrave te historise do te jete banesa e turpit e tyre! sb

    Foto më poshtë e postuar nga Berisha:

    Thaçi: Berisha argat i Millosheviçit, e ka furnizuar me armë që ta vazhdonte gjenocidin në Kosovë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!