×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëri: Presidenti akuzon kryeministrin për ‘puç’, thirr protesta më 2 mars

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 14:29

    Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka mbajtur një takim me gazetarët me pretendimin se do të ofronte prova për një grushtet që mund të ndodhte në Shqipëri.

    Ai deklaroi se ishte vonuar pasi ishte përplasur me ambasadoren e Kanadasë, e cila nuk kishte mundur të kuptonte asgjë nga “sundimi i ligjit”.

    “Vazhdojmë me prova të reja për përpjekjen e gjysmës së parlamentit për të bërë grushtet.” – filloi presidenti.

    Ai përmendi iniciativën e deputetëve për të kapur Gjykatën Kushtetuese, shkruan Periskopi. Meta përmendi Ramën se qëndronte prapa këtij puçi.

    Po ahtu, Meta kritikoi ndërkombëtarët në Shqipëri që nuk po bënin mjaftueshëm dhe madje po shkilnin sovranitetin e shtetit shqiptar.

    “Nga data 2 mars kur do të firmoset dekreti i parë kundër grushtit të shtetit dhe në shpartallim të plotë të grushtit të shtetit, pikërisht përpara popullit shqiptar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të lidhim një besëlidhje për të shpartalluar një herë e mirë regjimin e oligarkëve dhe mafiozë dhe të mafias ndërkombëtare ka dhunuar sovranitetin kombëtar me qëllim shpopullimin e këtij vendi dhe shndërrimin e tij në një qendër të pastrimit të parave dhe bazë operacionale të krimit të organizuar kombëtare dhe ndërkombëtare“, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!