×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria ndalon hyrjen e pijeve afër skadimit nga Serbia

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 16:04

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Shqipërisë bllokoi kripë dhe pije importi në pikat kufitare të vendit. Lëngjet e frutave ishin nisur nga Serbia me qëllimin për t’u tregtuar në Shqipëri.


    Produkteve u kishte mbetur afat përdorimi më pak se gjysma e kohës deri në datën e skadimit, dhe për rrjedhojë nuk plotësonin kërkesat ligjore për sigurinë e konsumatorit.

    Ngarkesa u kthye në vendin e origjinës nëpërmjet doganës së Morinës. Të njëjtin urdhër Autoriteti Kombëtar i Ushqimit e dha edhe për një sasi kripe që vinte nga Maqedonia e Veriut dhe kishte mangësi në dokumentacionin ligjor shoqërues.

    Për të njëjtat shkaqe u kthye në kufi edhe një ngarkesë me pije energjike që vinte nga Rumania me vend origjine Austrinë.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimin vijon pa ndërprerje kontrollet për të garantuar zbatimin e legjislacionit të sigurisë ushqimore për mallrat që importohen për konsum human në Shqipëri./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!