×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria pritet të hapë edhe një spital për Covid-19

    Reporteri
    05 Gusht 2020 | 14:33

    Në spitalin Covid 2 vazhdojnë të janë të shtruar rreth 190 paciente. 50 prej tyre janë pozitiv me koronavirus, ndërsa pjesa tjetër janë negativë, por me probleme pulmonare.


    Tek spitali infektiv janë rreth 90 pacientë pozitivë dhe negativë. Spitali Covid 3 pritet të hapet në shtator me 40 shtretër.

    Sipas Ora News një ndër emrat qe flitet se do të drejtojë Covid 3 është Arjan Harxhi.

    Mjekët që shërbyen në Itali janë duke shërbyer në spitalet Covid, ndërsa pritet që edhe një pjesë tjetër të shkojnë për shërbim në këto ambiente pasi kanë eksperience.

    Pritet që Ministria e Shëndetësisë t’i dërgojë një kërkesë Universitetit të Mjekësisë për të hapur një grup specializantësh për trajtimin e rasteve covid.

    Ishte parashikuar të krijohej në mars, por kushtet aktuale e kanë nxitur për t’u hapur në periudhën shtator-tetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!