×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Si reaguan të burgosurit teksa qelitë lëkundeshin nga tërmeti i 26 nëntorit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 18:57

    Për banorët e Shqipërisë që jetojnë afër epiqendrës së tërmetit të 26 nëntorit, momentet e lëkundjeve të tokës ishin të vështira për t’u menaxhuar, ndërkohë që të gjithë nxituan të dilnin nga banesat gjatë dhe pasi lëkundjet përfunduan.


    Ndonëse qytetarët e zakonshëm e kishin mundësinë të hapnin dyert dhe të largoheshin në vend të hapur, për personat që vuajnë dënimet në burgje, leja duhej të jepej nga autoritetet.

    Gazetarja e Top Channel ishte sot në Burgun e Shënkollit, në Lezhë, ku ndër të tjera raportoi edhe se si autoritetet e këtij institucioni kishin reaguar menjëherë pas lëkundjeve të forta.

    “Trupa policore e shërbimit ka hapur dyert e qelive dhe ka lëvizur të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit në fushat e ajrimit”, tregoi Gjovalin Tuci, efektiv në Burgun e Shënkollit.

    Ai theksoi se kjo është një procedurë që zbatohet në raste të tilla, duke përforcuar njëkohësisht edhe perimetrin e sigurisë.

    Aktualisht, në burgun e Shënkollit qelitë nuk mbyllen me kyç për të bërë të mundur daljen e të dënuarve në rast se ka sërish lëkundje të tokës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!