×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Stuhia e fuqishme në Vlorë: Roja i plazhit goditet në kokë nga një tub, qëndron 30 minuta pa ndjenja

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 14:25

    Një stuhi e pazakontë përfshiu vendin mbrëmjen e së mërkurës duke shkaktuar probleme në disa qytete. Më të prekur ishin Vlora dhe Pogradeci, ku u shënuan edhe aksidentet.


    Mëngjesin e sotëm një roje bregdetare në plazhin e Vlorës u godit në kokë nga një tub çadre. Sipas dëshmitarëve ai ishte duke rregulluar disa nga dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme.

    I riu qëndroi për më shumë se 30 minuta në gjendje të pavetëdijshme nga dëmtimet në kokë. Edhe Aksi rrugor Gjirokastër-Kakavijë u bllokua për disa minuta. Reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në Sarandë, ku nga era e fortë shkaktoi dëme në disa lokale dhe banesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!