×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tre të vdekur dhe 89 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    08 Maj 2021 | 18:00

    Tre persona kanë vdekur nga COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.


    “Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, tre qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: dy qytetarë nga Tirana, një qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç”.

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se edhe 89 persona kanë rezultuar pozitivë nga 4516 testime të kryera.

    Në 24 orët e fundit janë shëruar 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i pandemisë.

    Aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri po trajtohen 99 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

    Statistika (08 Maj 2021)

    Raste të reja ditore 89
    Të shëruar në 24 orë 873
    Të shtruar në spitale 99
    Humbje jete në 24 orë 3
    Testime ditore 4,516

    Testime totale 656,876
    Raste pozitive 131,666
    Raste të shëruara 116,126
    Raste Aktive 13,129
    Humbje jete 2,411

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!