×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vetura aksidenton dy këmbësorë, vdes 28-vjeçarja

    Reporteri
    06 Korrik 2020 | 21:07

    Një 28 vjeçare humbi jetën në spital ndërsa mbeti i plagosur edhe një 42 vjeçar ndërsa u përplasën në trotuar nga një makinë që doli nga rruga.


    Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj, te vendi i quajtur ura e Bardhajve.

    Policia bën me dije se mjeti tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur.

    “Si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër” sqaron policia.

    Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!